Lincoln

Lincoln Continental do të lansohet me dyert që hapen në mes

Mënyra e hapjes së dyerve, nuk do të mbetet vetëm në koncept

Shumicën e rasteve që prodhuesit e makinave, prezantojnë koncepte të reja, pikërisht ato nuk përfshihen në prodhim – rrotat gjigante, kamera në vend të pasqyrave, ekrane gjigante, apo dyer që hapen në mes.

Për dallim prej BMW i3 dhe Rolls-Royce, asnjë prej makinave moderne nuk kanë dalë prej prodhimit, me këtë ssistem hapjes së dyerve edhe pse ishin promovuar në koncept.

Dallimin pritet ta bëjë Lincoln Continental, i cili edhe do të lansohet me dyer të hapura në mes, njëjtë sikurse ishte shfaqur më parë.

Në një shpërndarje që ka bërë Lincoln në rrjetet sociale, shihet Continental që pritet të lansohet më 2020, pa dallime të mëdha prej konceptit.

Po që se prodhohet në këtë formë, sikurse Continental që prodhohej në mesin e viteve të 60-ta, atëherë do ishte një rikthim i mahnitshëm.