Limaj: Protestat e 1 tetorit i paraprinë luftës së UÇK-së

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar protestat e 1 tetorit të vitit 1997, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Limaj ka shkruar se në atë vit, mijëra student të UP-së, dhe profesorë protestuan rrugëve të Prishtinës.

Limaj tha se këto protesta i kanë paraprirë luftës së UÇK-së.

“Protestat e 1 Tetorit janë dëshmi se çfarë sakrifice është bërë për liri dhe se çlirimi i Kosovës është arritur me mundin dhe përpjekjet e shumë brezave”, ka shkruar.

loading…