Limaj përkrahet fuqishëm në Vushtrri: Ky qytet dëshmia më e mirë se kauza jonë po kthehet në një lëvizje

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot Vushtrrinë, qytet në të cilin ka gjetur mbështetje të madhe.

Ai tha se Vushtrria është dëshmia më e mirë se kauza e Nismës për mbrojtjen e vlerave kombëtare, po kthehet në lëvizje, transmeton Ballkani.info.

“Pavarësisht bindjeve partiake me përkrahjen e bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, kauzën tonë që kemi nisur do ta çojmë përpara, deri në Parlament dhe kudo në institucionet e Republikës sonë”, shkruan Limaj.

Ky është postimi i plotë: