Limaj: Institucionet përkrahin çdo iniciativë të sindikatave që punëtorëve ua mundëson përmirësimin e kushteve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, duke uruar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës, ka thënë se institucionet e Kosovës përkrahin çdo iniciativë të sindikatave që u mundëson punëtorëve të të dy sektorëve, kushte më të mira.

“Të gjithë punonjësve të vendit ua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehim përkushtimin tonë si institucione që të krijojmë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë. Përgëzoj ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat”, ka shkruar Limaj.

LEXO EDHE: Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj

Në anën tjetër, thotë Limaj, institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët.

“Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës!”, përfundon ai.