Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator për Kosovën Fatmir Limaj, u shpreh se platforma ka për qëllim paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin me shtetet fqinje, raporton Ballkani.info
Limaj, po ashtu i bëri thirrje opozitës që ta marrin seriozishtë çështjen e platformës.
“Platforma ka parime me baza themelore, Kosova, do të shkojë në Bruksel për njohje nga ana e Serbisë. Dhe kështu krijohen për të vazhduar parakushtet tonë për bisedime strategjike” shtoi Limaj.
Platforma, sipas Limajt ka për qëllim që ta shtyejë Serbinë ti kthehet realitetit ashtu siç e pranon realitetin, Kosova. /Ballkani.info/







