Limaj: Deklarata e 2 Korrikut, akt themeltar i shtetësisë sonë

Fatmir Limaj, ka kujtuar Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990 duke thënë se ajo është akt themeltar i shtetësisë sone.

Limaj, ka kujtuar 2 Korrikun, ditën kur Kosova shpalli deklaratën e pavarësisë.

“Dy korriku i vitit 1990 mbetet nder datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, e cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 është akt themeltar i shtetësisë sonë, ngase buroi nga vullneti sublim i popullit shqiptar të Kosovës.

Dy korriku i vitit 1990 mbetet nder datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, e cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Në çdo kohë u jemi mirënjohës delegatëve të legjislaturës së vitit 1990, të cilët në rrethana tepër të jashtëzakonshme e jetësuan një obligim kushtetues e kombëtar.