Ligji për Pagat, këto do të jenë pagat e të punësuarve në shtet sipas 69 nivele të koeficienteve (Dokument)

Ligji për Paga ka hyrë në fuqi dhe ai rregullon pagesën e të punësuarve që marrin pagesa nga buxheti i shtetit.

Me Ligjin e Pagave. koeficienti më i lartë është 10 dhe ai më i ulëti është 1.

Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt ka miratuar Ligjin për Paga ndërsa ai ka hyrë në fuqi automatikisht pasi Presidenti Hashim Thaçi, nuk e ka kthyer për plotësim në Kuvend.

Ligji që ka hyrë në fuqi ka ngjallur reagime të shumë sindikatave dhe punëtorëve të kompanive dhe organizatave të ndryshme.

“Raporti i koeficienteve është një me dhjetë (1:10), të shpërndarë në gjashtëdhjetë e nëntë nivele të koeficienteve, bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse si Shtojca 2 e këtij ligji”, saktëson Ligji

Presidenti i Republikës do të paguhet sipas koeficientit 10 deri sa kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri do të paguhen sipas koeficientit 9.

Neni 23 i Ligjit për Paga, përcakton vlerën e koeficientit dhe fondet për shtesa.

“Vlera monetare e koeficientit për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji do të jetë dyqind e tridhjetë e nëntë (239) euro. Për vitet e tjera buxhetore, vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit”, theksohet në ligj.

Neni 34 i Ligjit për Paga tregon se kur hynë në fuqi ky ligj. “Ky ligj hyn në fuqi 9 (nëntë) muaj pas publikimit në ‘Gazetën Zyrtare’ të Republikës së Kosovës”.