Ligj apo shkelje, duhani po konsumohet!

Shkruan: Majlinda Sylejmani. studente e gazetarisë

Në maj të vitit 2013 në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për Kontrollin e Duhanit, i cili ndalon 100% pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura në vende publike me qëllim të mbrojtjes së shëndetit nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit.  Në fillim nisi të zbatohej  në masë të madhe, në vitet e fundit ky ligj nuk po gjen zbatim në vend.

Por, a është duke u zbatuar ky ligj në vitet e ardhshme! Jo nuk është duke u zbatuar, ngase inspektorati është në gjumë. Në vitin 2014 filloi të respektoj ligji i duahnit, duke vendosur shenjat  për ndalimin e pirjes së duhanit  në disa institucione, në hapsira publike, shkolla të mesme, kolegje, restaurante e kafiteri dhe klube nate. Në  kafiteri dhe restaurante është bërë ndarja me terrasa përkatse e cila respektohej më shumë gjatë verës, sepse dimrit nuk kishte hapsirë të mjaftushme në terrasë për duhanpirësit. Dënime për përgjegjësin e hapsirës 500 euro dhe personin juridik apo subjektin afarist arrin në 3,000 euro, kurse për qytetarët 50 euro.

Në vitin 2015 shkeljët për mos zbatimin bëheshin mbas ores 20:00, ngase inspektorati ishte në detyrë nga 08:00 deri në orën 16:00, andaj pronarët dhe qytetarët kanë shfrytzuar këtë kohë edhe për konsumim në hapsira të mbyllura sepse në mbrëmje rrallë bëheshin kontrollimet, ndërsa në vitin 2017 gjatë një hulumtimi në kafenet e Prishtinës, shkeljet bëheshin edhe gjatë orarit të ditës mbi 60% , ndërsa gjatë natës gati se 100%.

Një pronar që e respektonte ligjin thot se te pronarët tjerë sheh shkelje të ligjit të duhanit, “Unë në shumicën e rasteve shoh se si lokalet tjera nuk e respektojn ligjin. Herë-herë edhe klientët më ikin nga lokali. Po habitem se si inspektorati po e lë këtë gjendje” shprehet pronari i kafiterisë.

Zyrtarët komunal mundohen të arsyetohen për numër të vogël të inspektoratëve, por ata nuk kanë arritur që pirjen e duhanit ta ndalojnë edhe brenda vetë objekteve komunale. Ngase raportime ka pasur për zyrtarë të administrates  në Podujevë, në Gracanicë, dhe në disa komuna tjera.  

Pirja e duhanit në institucione publike, dhe hapsira të mbyllura duhet të ndalohet ngase masat e marra nuk po zbatohen nga një përqindje e madhe edhe pas hyrjes se ligjit në fuqi në 2013, nëse bëjmë një dallim në fillim, ndër vite dhe tani, ndryshimi është i madh  zbatohej në masa të mëdha, ngase kishte numër më të madh të inspektoreve, dhe bëhej kontrrollimi i vazhdueshëm, nëper kafene, klube nate, dhe restaurante, ata që nuk e respektonin dënoheshin në vitin 2014 në Podujevë dhe Graçanice ishin dënuar 107 raste. Por në vitet në vazhdim ky ligj shkoi duke u shuar, duke shtuar  numrin e vdekjve si pasoje e qëndrimit në hapsrira të mbyllura ku konsumohet duhani, ngase ligji nuk zbatohej edhe nga vete ligjevenesit, nga deputetet, dhe nga ata që e udhëheqin shtetin, ndersa faji ishte tek zyrtaret komunal. Një aspekt tjetër i moszbaitimit të ligjit të duhanit është kultura, format shoqërore dhe opinoni për duhanpirjen. E pirja e duhanit njihet edhe si “epidemi” te kancerit të mushkrive. 

 Por, pse ky ligj duhet të ringjallet! Masat duhet të shtrëngohen edhe më shumë, çmimet e lira të pakove të duhanit duhet të ngriten, pirja e duhanit konsiderohet luks, dhe blerja e fëmijve nën moshën 18 vjeçare duhet të ndalohet. Sipas statistikave të OBSH “mbi 2000 mijë njerz vdesin në Kosovë nga duhani, dhe rreth 200 persona si pasoje e qëndrimit në hapsira të mbyllura” respektimi i ligjit shpëton jetë, masat e reja ruajn shëndetin