Kosovë

Lidhja e Pensionistëve të Kosovës mbështet Veselin për unitet kundër Serbisë

Lidhja e Pensionistëve të Kosovës, në mbledhjen e Kryesisë së saj, nën udhëheqjen e kryetarit, Shaban Kajtazi, ka shqyrtuar koncept dokumentin për rregullimin dhe menaxhimin e pensioneve dhe benefiteve nga sigurimi social.

Kryesia e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, vlerëson dhe përkrah “Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, duke e mbështetë atë, për unitet për unitet dhe zë të përbashkët unifikues të të gjithë njerëzve paqedashës si dhe të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit në Republikën e Kosovës, kundër Serbisë, për arritje të Marrëveshjes përfundimtare në mes të dy shteteve të barabarta, të pavarura dhe sovrane, e në të mirë të paqes dhe prosperitetit drejt integrimit evropian”, ka shkruar kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Kajtazit:

Sot është mbajtë mbledhja e Kryesisë të Lidhjes së Pensionistëve e Kosovës nën kryesin e Shaban Kajtazit-kryetar. Kryesia e shqyrtoj koncept-dokumentin për rregullimin dhe menagjimin e pensioneve dhe benefitëve nga sigurimi social në Republikën e Kosovës. Ky dokument do të ipet në diskutim publik në të gjitha organizatat e Pensionistëve dhe Invalidëve të punës në Kosovë, me kërkes që ligji sistemor të miratohet gjatë vitit 2019. Kryesia në cilësin e organit ekzekutiv si subjekt joqeveritar dhe jo politik, ndër të tjerat shqyrtoj aktualititet, thirrjet dhe përpjekjet e Kuvendit të Kosovës dhe Kryetarit Z. Kadri Veseli, duke e mbështetë atë, për unitet dhe zë të përbashkët unifikues të të gjithë njerëzve paqedashës si dhe të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit në Republikën e Kosovës, kundër Serbisë, për arritje të Marrëveshjes përfundimtare në mes të dy shteteve të barabarta, të pavarura dhe sovrane, e në të mirë të paqes dhe prosperitetit drejt integrimit evropian. Kryetari i LPK-së, Shaban Kajtazi.