Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të jetë nikoqir i një takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian. Takimi do të mbahet të hënën e ardhshme në Shkup, shkruan portali Nezavisna.
Siç është paralajmëruar, në darkë janë të ftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Ballkani.info.
Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman, dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Përveç kësaj, në Shkup janë të ftuar përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, CEFTA dhe Forumit të Investimeve të Komoros të Ballkanit Perëndimor 6, USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare.
Në takim do të nënshkruhen protokollet për “Qasje të lirë në tregun e punës në vendet e Ballkanit të Hapur”. /Ballkani.info/







