Lichtsteiner largohet nga Arsenali

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Stephan Lichtsteiner do të largohet nga skuadra e Arsenalit në fund të muajit të ardhshëm kur edhe i skadon kontrata me londinezët.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga sajti “Goal.com”. 35-vjeçari para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Arsenalit si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Zvicerani këtë edicion ka regjistruar vetëm 23 ndeshje në të gjitha garat dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga Arsenali, duke mos shfrytëzuar opsionin e rinovimit të kontratës, transmeton Koha Ditore.

Ai ka mbetur i zhgënjyer me minutazhën që ka patur përgjatë këtij edicioni. Përpara Arsenalit, Lichtsteiner karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Lazio, Lille e Grasshoppersi.