Liburn Aliu: Nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit, por vetëm zgjerim të rrugës.

“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës”, tha ministri në Tëvë 1.