Liburn Aliu: Ndarjen e Kosovës e ndali Ramush Haradinaj

Deputeti i Lëvizjes i Vetëvendosjes, Liburn Aliu thotë se më herët rreziku për ndarje ka qenë më i madh, por ekziston edhe sot.

“Ka shenja që rreziku për ndarje ekziston, ka ekzistuar edhe më herët më shumë ndoshta. Por ne duhet të jemi vigjilent dhe t’i rezistojmë”, ka thënë Aliu, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, ndarjen e Kosovës kur ishte në vlugun e saj e ndali Ramush Haradinaj.

“Marrëveshjen për ndarjen e Kosovës e ndali Ramush Haradinaj. Taksa, protestat dhe reagimet bënë që të dështojë ajo marrëveshje, por rreziku ende ekziston rreziku për marrëveshje të keqe me Serbinë”, ka thënë Aliu në “Debat Plus” të Dukagjinit. /Ballkani.info/