Libani tarifon edhe thirrjet në WhatsApp

Çudia ka ndodhur në Liban ndërsa parlamenti miratoi një vendim kontrovers i cili imponon tarifimin e thirrjeve në WhatsApp dhe aplikacione të tjera të ngjashme në përpjekje për të rritur të ardhurat në vend.

Libani është një prej vendeve me borxhin publik më të lartë dhe sistem financiar të dobët. Qeveria ka deklaruar një emergjencë ekonomike.

Ministria e Informacion tha se kishte vendosur të tarifojë 20 cent për telefonat VoIP përdorur nga aplikacionet si FaceTime, Facebook Messenger dhe WhatsApp.

Kjo tarifë mund të sjellë minimalisht 250 milionë dollarë të ardhura vjetor vendit nga 3.5 milionë përdoruesit e VoIP.

Por autoritetet thanë se konsumatorëve nuk do tu aplikohet kjo tarifë pa u kthyer diçka në këmbim të cilën do ta njoftojnë në ditët në vijim.

Vendi ka vetëm dy operatorë celularë, të dy në pronësi të shtetit dhe kanë ndër tarifat më të larta në rajon.

loading…