Liam Hemsworth thyen heshtjen: Miley të uroj shëndet….

Liam Hemsworth ka vendosur më në fund të thyejë heshtjen dhe të flas në lidhje me ndarjen nga bashkëshortja e tij Miley Cyrus.

Pas 8 muajsh martesë Miley u fotografua teksa puthej me blogeren e njohur Kaitlynn Carter.

Pak orë më parë Liam vendosi të flasë vetë në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të gjithëve. Një sqarim i vogël për t’ju thënë se unë dhe Miley jemi ndarë së fundmi, por i uroj asaj shëndet dhe vetëm lumturi në vazhdim. Kjo është një çështje private dhe unë s’kam bërë dhe s’do të bëj asnjë koment për asnjë revistë apo media. Çdo burim që më referohet mua është gënjeshtër. Paqe dhe dashuri!”- shkruan Liam.

loading…