Lewis Hamilton e fiton garën e parë të sezonit

Ngasësi i Mercedesit, Lewis Hamilton, doli më i suksesshëm se Max Verstappen i Red Bullit dhe fitoi në një përfundim të jashtëzakonshëm të garës së parë të sezonit që u mbajt në Bahrejn.

Verstappen në fakt e mori avantazhin nga Hamiltoni katër xhiro para fundit, por e humbi pozitën për shkak të një gabimi.

Lëvizja e tij e gabuar i kushtoi ngasësit të Red Bullit. Verstappen asnjëherë nuk e kishte rivalizuar në këtë mënyrë Hamiltonin.

Verstappen u ankua nëpërmjet radios se ishte urdhëruar nga ekipi i tij që ta lëshojë avantazhin, por u tha se ai është urdhëruar nga kontrolli i garës.