Letër

Letra satirike e kosovarit për banorët që hudhën mbeturina

Qytetarë të Suharekës, që banojnë në kompleksin banesor në qendër të qytetit, që njihet si “Banesat e BENAF-it” sot në mëngjes janë zgjuar të tmerruar.

Hyrja e tyre nga ana e asaj që njihet si “Posta e Vjetër” ka qenë në gjendje sikur mund ta shihni në fotografi.

Banorët tjerë të papërgjegjshëm kanë lënë mbeturinat në hyrje, duke prituar që t’i lëvizin drejt kontinierëve, kurse të tjerë i kanë shpërndarë, duke mos përjashtuar as kafshët që enden natën në rrugë.
Kjo gjendje është e papranueshme për njerëz normal. Në anën tjetër dikush ka shkrirë kreativitetin satirik duke lënë një letër me titullin “E dashura shtazë”.