Letra

Letra e Ristiqit për Putinin përçan serbët e Kosovës

Lista Serbe vlerësoi sot se letra e Lëvizjes Kombëtare të Serbëve nga Kosova “Atdheu” drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, është një përpjekje hipokrite në vetë-promovimin, në kurriz të shtetit të Serbisë dhe interesave të saj.

Në një letër të nënshkruar nga kryetari i Lëvizjes Kombëtare të Serbëve, Slavisha Ristiq, nga Putini kërkohet që gjatë vizitës së tij në Serbi, të takohet me anëtarët e lëvizjes për të dëgjuar prej tij “qëndrimin e vërtetë të Federatës Ruse për korrigjimin e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, që sipas tyre në thelb do të thotë “heqje dorë nga Kosova”.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar një vizitë në Serbi për datën 17 janar.