Lëshohet gazlotsjellës në koncertin e Bregoviqit

Një person i panjohur ka hedhur gaz lotsjellës gjatë performancës së këngëtarit serb, Goran Bregoviq që është duke kënduar në Festivalin e Birrës në Korçë.

Përkundër që është hedhur gaz lotsjellës koncerti po vazhdon teksa policia është në kërkim të personit që e ka bërë një gjë të tillë.

Bregoviqi është duke mbajtur koncert në ditën e fundit të Festës së Birrës, hyrja për të cilën për këtë ditë ka kushtuar 8 euro.

Forcat e policisë janë parë duke rrethuar tërë perimetrin ku po përformon ai para se të fillojë festivali.