Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ditë më parë përmes një konference për shtyp tha se këtë vit nuk do ketë ahengje familjare.
Kjo gjë, ka shkaktuar pakënaqesi te ata që varen prej dasmave, duke radhitur kështu restoranët, parukieret, produksionet xhiruese dhe… këngëtarët.
Nga këta të fundit, për këtë ndalesë ka reaguar Labinot Tahiri.
Përmes rrjeteve sociale, Labi paralajmëroi edhe protesta nëse ndodhë kjo gjë, pasi tha që duhet të jetojë e të paguajë kredi.
Fjalëve të tij u ka dalur kundër Leonora Jakupi.
Përmes Instastoryt, Leonora tha se me më rëndësi është jeta e qytetarit.
“Jeta e qytetarit eshte me e rendesishme se gjithcka tjeter! Nje fjale popullore thot “cka t’bahet me te tjeret le te behet edhe me neve”. Ne kete shtet ka njerez me te varfer e ma nevojtar te cilet nuk kan mundesi as pune te thjesht te kene. Per here te pare nuk pajtohem me thirrjen e kolegut time Labinot Tahiri per proteste”, ka shkruar ajo.








