Lëndohet rëndë një punëtor në Ferizaj

Për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse, një punëtor është lënduar rëndë në Ferizaj.

Pasditen e djeshme, një punëtor në Ferizaj është lënduar rëndë pasi që mungonin mjetet mbrojtëse ku punonte dhe ai është rrëzuar aksidentalisht.

Sipas njoftimit të policisë, punëtori është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes raportohet se kanë dal njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës.

loading…