Lëndohen rëndë tre punëtorë të KEDS-it

Një lëndim i rëndë ka ndodh dje në KEDS, respektivisht në Nënstacionin Prishtina II.

Ballkani.info mëson se duke rënë në kontakt me tension 35kV janë lënduar tre punëtorë.

Punëtorët e lënduar, siç merr vesh Ballkani.info, janë Ahmet Tërnava, Milaim Sylejmani dhe Sadullah Dedinca.

“Ahmet Tërnava është i lënduar rëndë dhe gjëndet në Spital, por fatmirësisht jashtë rreziku për jetë”, ka thënë në një zyrtar i KEDS-it që ka dashur të mbetet anonim.

Në të njëjtën Njësi kohë më parë kanë ndodhur edhe dy raste vdekje, Bashkim Krasniqi dhe Kadri Dobratiqi.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe Inspektoriati i punës dhe Hetuesit Policorë. /Ballkani.info/