Lekaj takohet me luftëtarin e lirisë: Kemi shëruar plagët e luftës së bashku

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, është takuar me luftëtarin e lirisë dr.Fehmi Vula, pas 23 viteve, që sipas tij, kanë shëruar plagët e luftës së bashku.

Sipas Lekajt, lufta në Kosovë ka shkaktuar shumë dhimbje, plagë dhe tortura, por të bashkuar i kanë përballuar të gjitha sfidat.

Postimi i plotë:

Ndjenjë e veçantë të takohemi me luftëtarin tonë të lirisë pas 23 viteve, të cilit i shëruam plagët e luftës së bashku me Dr. Fehmi Vula.

Lufta në Kosovë ka shkaktuar shumë dhimbje, plagë dhe tortura. Të bashkuar përballuam të gjitha sfidat.

Vazhdojmë, të pathyeshëm!