Lekaj: Si Aleancë do të kujdesemi për hapjen e vendeve të reja të punës

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka vizituar dje kompanin që merret me saldimin e rrjetave dhe armaturës klasike dhe që sipas tij, ka të punësuar 120 punëtor e pritet të zgjerohet.

Lekaj ka treguar se me programin e tyre qeverisës, do të kujdesen që të punëojnë sa më shumë për hapje e vendeve të reja të punës dhe t’i ndihmojë ndërmarrjet në krijimin e kushteve më të mira të punës.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me kandidaten për deputete Burbuqe Bakija Deva, ishim në vizitë tek Kompania RRONI Fer ShPK, me pronar z. Labinot Kameri, kompani e cila mirret me saldimin e rrjetave dhe armaturës klasike si dhe ka të punësuar 120 punëtor dhe pritet të zgjerohet edhe më shumë.

Ne si Aleancë me programin tonë qeverisës do të kujdesemi që të punojmë sa më shumë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe t’i ndihmojmë ndërmarrjet në krijimin e kushteve më të mira të punës!