Lekaj: Shqiptarët tradicionalisht kanë festuar bashkë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se ndjehet shumë i respektuar pasi në ditën e Krishtlindjes atë e ka vizituar Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Lekaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se shqiptarët tradicionalisht kanë festuar të bashkë.

“Ndihem shumë i respektuar që sot në familjen time ishte prezent Kryetari Haradinaj, deputetët, kryetarët e komunave, bashkëpunëtorë dhe miq të familjes për të kremtuar së bashku festën e Krishtlindjes”.

“Shqiptarët tradicionalisht kanë festuar bashkë. Gëzuar e për shumë mote!”, ka shkruar Lekaj.