Gjermani

Leipzigu e lejon largimin e Wernerit nëse sulmuesi e refuzon rinovimin

Bayerni ka qenë i lidhur me një transferim të sulmuesit gjerman, Timo Wener, ndërsa Leipzigu do ta lejonte shitjen e tij në rast se 22 vjeçari nuk e rinovon kontratën, që i skadon në vitin 2020.

Werner ka shënuar 11 gola këtë sezon në Bundesliga, 1 më shumë se Robert Lewandowski, gjersa shefi ekzekutiv i Leipzigut, Oliver Mintzlaff ka thënë se nëse sulmuesi i kombëtares gjermane nuk dëshiron të zgjas kontratën, klubi nuk është në gjendje ta mbajë.

“Sigurisht se na duhet ta dimë pas fundit të këtij sezoni. Sepse një klub si ky i yni nuk mund të ia lejojë vetes të futet në edicionin e ri me një vit të mbetur në kontratën e Wernerit. Është normale që klubet më të mëdha të jenë të interesuara për të, por rritja si klub, dhe të qenurit pjesë e Champions Leagues mund të në ndihmojë”, tha Mintzlaff.

Shefi ekzekutiv i Leipzigut zbuloi se ky synim i klubit iu ka bërë e ditur lojtarit dhe përfaqësuesit të tij, ndërsa ka shtuar se edhe pala e futbollistit e ka synimin e njëjtë.

Leipzigu renditet në vendin e 4-të në Bundesliga kur është zhvilluar faza e parë e elitës së futbollit gjerman.