Ledri e konfirmon bashkëpunimin me Majk

Dyshja kanë finalizuar bashkëpunimin e tyre.

Ishte, Ledri Vula ai i cili publikoi një imazh bashkë me Majkun në rrjete sociale.

Në profilin e tij zyrtar në Instagram, ndau një fotografi me reperin derisa ka shkruar një rresht nga kënga.

“Ja do vdes ja dot MARR”, shkroi Ledri me të cilën la të nënkuptohej se bashkëpunimi i tyre mund të jetë remake e këngës ” O ti djal i pamartue”, megjithatë do presim dhe të shohim.

Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë i dyshes për të cilin kanë punuar në fshehtësi duke e ri sjellë si befasi për fansat dhe publikun.