Learta Jakupi si nuse në vitin 1998

Solistja operistike, Learta Jakupi, për publikun e gjërë e njohur edhe si reja e këngërares Shyhrete Behluli, i është kthyer kujtimeve të vjetra.

Si shumë kush në këtë kohë izolimi, edhe Learta ka hapur albumet fotografike, për të lundruar nëpër ngjarjet e dikurshme të jetës.

Learta, në albumin e kujtimeve, e ka gjetur një foto të vitit 1998, kohë kur ishte ende vetëm një vajzë e vogël, por që i pëlqente ti lyente buzët e kuqe si nuse.

Learta, nuk e ka më dëshirën e fëmijërisë për tu grimuar shumë. Zakonisht shfaqet e thjeshtë dhe pa grim të rënduar.