Gara për Kryeprokurorin e Shtetit ka nisur të ashpërsohet. Tashmë politika, por edhe akterë të tjerë po shfaqin preferencat e tyre për njeriun që do të zëvendësojë Aleksandër Lumezin.

Në garën për kreun e Prokurorisë është edhe prokurori Armend Hamiti, që po cilësohet edhe si i preferuari i Qeverisë së Albin Kurtit për këtë pozitë, shkruan Demokracia.com.

Albin Kurti sa ishte në krye të opozitës deklaronte shpesh se kur të vijë në pushtet do ta shkarkojë kryeprokurorin aktual Lumezin. Të gjithëve u kujtohet shprehja e tij e famshme “Shkon Lumezi, vjen Elezi”.

Elezi Blakaj personazhi i rimës së kryeministrit, ishte një prokuror i cili e la Kosovën dhe iku në Amerikë.

Elezi para ikjes kishte deklaruar se kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka provuar ta frikësonte atë në lidhje me rastin “Pronto”.

Por edhe pas ardhjes në pushtet të Kurtit, Elez Blakaj nuk u kthye në Kosovë.

Por nga atje ai i ka dhënë mbështetje, kandidatit Armen Hamiti.

Ai ka thënë se se pjekuria profesionale, integriteti dhe guximi janë shembulli më i mirë më të cilët identifikohet  Armend Hamiti – kandidat për Kryeprokuror të Shtetit!