LDK’ja thotë se RTK’ja nuk do t’i takojë individëve

Nënkryetari i LDK’së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës, nuk do t’i takojë individëve por qytetarëve të Kosovës nga të cilët edhe financohet.

“RTK është institucion publik që financohet nga qytetarët e Kosovës dhe duhet të ju shërbejë atyre dhe vetëm atyre”, ka shkruar Hoti.

Hoti tregoi se është takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së RTK’së me të cilët ka diskutuar funksionimin e RT’së.

“Sot u takuam me përfaqësuesit e Sindikatës së RTK-së. Diskutuam çështje jetike për funksionimin e RTK-së që kërkojnë veprime të menjëhershme nga Kuvendi i ri, si bordi jofunksional, procesi joligjor i emërimit të drejtorit të përgjithshëm, kalkulimi i pa saktë i borxheve të RTK”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti tha se LDK’ja nuk do të lejë që RTK’ja të nëpërkëmbet për interesa individuale të askujt.

“LDK nuk do të lejojë që RTK-ja të nëpërkëmbet për interesa individuale të askujt”, shtoi Hoti.

loading…