Dialogu

LDK s’bëhet pjesë e dialogut pa një Qeveri të re

përfaqësojnë as minimalisht vullnetin qytetar. Në rrethana të tilla LDK s’bëhet pjesë e proceseve arnuese sepse shtetin e sheh më seriozisht”

Ai e ka bërë të qartë që LDK-ja nuk bëhet pjesë e dialogut, pa pasur zgjedhje të reja të cilat do të mund të prodhonin legjitimitet politik.

“LDK në disa raste ka ftuar partitë politike për konsensus e për arritje të pajtueshmërisë nacionale për procesin e dialogut. Konsensusi politik do të mund të prodhonte Qeveri të re, e me këtë edhe legjitimitet politik. Pas këtij legjitimiteti Kosova do të dialogonte mbarë e mirë. Deri në arritje të një situate të tillë, ne nuk ndryshojmë qëndrim”, ka përfunduar Lumir Abdixhiku për Gazetën Express.
Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, thotë se legjitimitetin këtij grupi negociator ia ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës, megjithatë thekson faktin se jashtë këtij grupi kanë mbetur dy parti [LDK dhe Vetëvendosje], të cilat përfaqësojnë një pjesë të madhe të elektoratit.

Megjithatë ai dyshon se LDK-ja mund ta votojë marrëveshjen në momentin kur do të sillet në Kuvend.
“LDK vazhdimisht ka qenë pjesë e rëndësishme e proceseve në të cilat është vendosur për vendin. Tash ka vendosur të mos bëhet pjesë e grupit, por nuk jam i sigurt se nuk do të votojë marrëveshjen që do të vijë në Kuvend. Nëse LDK synon që pala kosovare të mos arrijë marrëveshje të dëmshme, atëherë do të duhej bërë pjesë e procesit, për ta parandaluar një gjë të tillë”, ka thënë Mushkolaj.
Ai thotë se LDK-ja nuk e ka me patjetër që të bëhet pjesë e ekipeve në krye të të cilit është Hashim Thaçi.
“Kështu si ka zgjedhur të jetë, atëherë le ta mbajë deri në fund qëndrimin kundër dhe të mos e votojë as marrëveshjen, kur ajo të sillet në Kuvend. Jo domosdoshmërisht duhet bërë pjesë e një ekipi negociator, i cili krijohet për të monitoruar/ndihmuar një proces, në krye të të cilit është presidenti Thaçi”, ka përfunduar Mushkolaj për Gazetën Express.

Të enjëten me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, është mbajtur një takim i grupit të unitetit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Në atë takim ishin edhe Haradinaj e Thaçi, por thirrjen e bojkotuan Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës.

Limaj në fjalën e tij pas takimit, ka thënë se ambasadorët e QUNIT-it kanë mbështetur këtë delegacion shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë.