Pas atij në Pejë, Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubim masiv edhe në Ferizaj.
Në fjalimin e tij para mijëra pjesëmarrësve, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, e përshkroi si “ndjenjë e kënaqësi e veçantë”, përgjigjen e qytetarëve ndaj “thirrjes për ndryshim”.
Abdixhiku tha se “sa më të bashkuar kundërshtarët urrejtës”, mbështetja popullore për LDK-në bëhet më e madhe. “Sa më të bashkuar kundërshtarët urrejtës tanë, sa më të përafërt anti-rugovistët, aq më e madhe mbështetja popullore ndaj LDK-së. Sepse populli po flet.” – tha ai.
@ballkani.info LDK-së i ‘eskalon’ tubimi edhe në Ferizaj. Pjesëmarrje masive e qytetarëve në përkrahje të kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku.
♬ original sound – Ballkani.info







