Nesër do të mblidhen kryesia dhe strukturat e LDK-së.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, nga mbledhja e nesërme do të dihet nëse do të ketë marrëveshje mes Isa Mustafës, Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut për kryetarin e ardhshëm të partisë.

Opsionet mësohet se janë “kryetar” ose “kryetar i nominuar për kryeministër”.

Sipas këtyre burimeve në rast të mosunitetit partia mund të dëmtohet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Uniteti në këtë rast nënkupton një marrëveshje të brendshme politike.

loading…