LDK

LDK-ja zgjedh kryetarin e degës në Klinë

LDK-ja përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë zgjedhur Alban Rracin si kryetar të degës në Klinë.

Në njoftim bëhet e ditur se LDK-ja është në përmbyllje të procesit zgjedhor të brendshëm në gjithë vendin.

“Delegatët e Kuvendit X zgjedhor në Klinë për kryetar dege, sot zgjedhën Alban Rraci.Dega në Klinë në krye me Alban Rracin padyshim që do i jep një kahje të re zhvillimeve lokale në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është në përmbyllje të procesit zgjedhor të brendshëm anë e kënd vendit, duke angazhuar gjatë gjithë këtij procesi shumë gra e burra, të rinj dhe të reja që ndajnë vizionin e përbashkët në “Rrugën e Re”, për jetë të dinjitetshme dhe një Kosovë të zhvilluar ashtu siç e duam. LDK po ashtu është duke bërë përgatitjet finale në mobilizimin për Kuvendin X Zgjedhor dhe Konventën Programore që do mbahet me 19 nëntor”, thuhet në njoftimin e LDK-së.