LDK-ja bojkoton votimin e Rezolutës për të pagjeturit

Në mungesë të vendimmarrjes, ka dështuar të miratohet Rezoluta nga interpelanca me kryeministrit, Avdullah Hoti.

Kjo ishte kërkesa e deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

Kjo pikë mori 41 vota, që nuk mjaftuan për ta kaluar atë.

Përpos deputetëve të Vetëvendosjes, pro kësaj rezolute ishin edhe ata të PDK-së, derisa LDK-ja e bojkotoi pjesëmarrjen në votim.