LDK-ja bën koalicion me AKR-në e PD-në

Lidhja Demokratike e Kosovës sapo ka krijuar Qeverinë në qendër, ka nisur hapa nëpër komuna. E para që ka nisur disa të tillë, është dega e Mitrovicës.

LDK-ja ka arritur marrëveshje për koalicion me AKR e PD.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë kësaj jave dhe në esencë ka ngritjen e një opozite ndaj Agim Bahtirit të VV-së dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme.

Reporteri.net ka siguruar dokumentin ku tregohen detaje të marrëveshjeve.

Kjo marrëveshje, sipas burimeve brenda LDK-së, i sjell disa asamblistë grupit të LDK-së që do të krijonin numër të madh të votave në Kuvend Komunal.

Vlen të theksohet se edhe një asamblist që ishte në VV, do të kalojë gjatë kësaj jave në LDK.