LDK e kandidon vajzën e Gani Gecit për deputete

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur në listën e emrave që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, edhe Marigona Gecin, vajzën e madhe të aktivistit të LDK’së, Gani Gecit.

Marigona Geci ka marrë pjesë si delegate edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të LDK’së më 3 gusht kur është rizgjedhur në krye të partisë Isa Mustafa.

Ajo është deleguar nga Dega e LDK’së në Viti, pasi që atje është edhe martuar.

Marigona është vajza e madhe e Gani Gecit e lindur më 9 shkurt të vitit 1992 në Skenderaj. Pak muaj pas lindjes, babai i saj Ganiu, e kishte kryer sulmin e parë kundër forcave serbe.

Shkollën fillore e ka të përfunduar në fshatin Llaushë ndërsa shkollën e mesme në Skenderaj. Është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, departamenti Banka, Financa dhe Kontabilitet me notën 9.77 gjatë studimeve Bachelor, ndërsa Masterin poashtu e përfundoi në Fakutetin Ekonomik në departamentin e njëjtë Banka, Financa dhe Kontabilitet me notë mesatare 9.50.

Ka përfunduar gjithashtu studimet bachelor në fakultetin Filologjisë në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin e Prishtinës. Flet gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane rrjedhshëm.

Ka ndjekur studimet e PhD-së në kuadër të programit “Tempus” pranë Universitetit të Prishtinës, në fakultetin Ekonomik, departamenti Ekonomik dhe tani është në përfundim të temës së Doktoratës në këtë program, program ky i cili është në bashkëpunim me tri universitete Evropiane, shkruan ‘Kosovarja’.

Punon si asisitente e rregullt për lëndët ekonomike në fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prizrenit dhe si asistente e angazhuar në Universitetin e Prishtinës.

Është e martuar me Milot Lalën nga komuna e Vitisë dhe është nënë e një vajze.

loading…