KK

LDK dhe VV vazhdojnë bojkotin ndaj Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë të bojkotojnë Kuvendin e Kosovës.

Pas, mos votimit të rezolutës e cila do i ndalonte presidentit Thaçi të diskutonte për kufijtë e Kosovës, deputetët e këtyre dy partive kanë vendosur që të mos marrin pjesë në seanca.

Për më shumë, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë ditës së djeshme tha se edhe pa opozitën ata do t’i miratojnë projektligjet.

Për dallim nga LDK dhe LVV subjekti opozitar, Partia Socialdemokrate, ka vendosur që të merr pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.