opozita

LDK dhe Vetëvendosje lëshojnë sallën e Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë braktisur sallën e Kuvendit.

Dy subjektet politike opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë braktisur sallën e Kuvendit.

Ende nuk dihet arsyeja se pse këto dy parti e kanë lëshuar sallën.

Ndërkohe, Kuvendi po vazhdon seancën në rendin e së cilës janë 32 pika.

Pika e parë e renit të ditës, Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, është tërhequr pasi grupet parlamentare janë pajtuar për harmonizim të qëndrimeve.