Lavrov: Nuk do të ndjekim rregullat e SHBA-së  

“Rusia është e vendosur të mos udhëhiqet më kurrë nga rregullat e vendosura nga Uashingtoni”, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Gjatë vizitës së tij në bazën ushtarake ruse 201 në Taxhikistan, ai tha se planet anti-ruse, të cilat Perëndimi i tregoi hapur, nuk do të realizohen dhe se askush në Rusi nuk e vë në dyshim këtë.

Dërgimi i avionëve F-16 në Kiev do të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. Sipas tij, Perëndimi është vazhdimisht në kërkim të zonave shtesë ku mund të krijojë një front të dytë dhe të tretë kundër Rusisë.

 “Shumë politologë dhe disa politikanë tashmë kanë deklaruar hapur qëllimin e shpërbërjes së Federatës Ruse”, tha ministri rus.

Europa ka zgjedhur rrugën e luftës me Rusinë dhe atëherë Federata Ruse duhet t’i arrijë qëllimet e saj, tha shefi i diplomacisë ruse.

“Perceptimi ynë për politikën e jashtme nënkupton se Europa ka zgjedhur rrugën e luftës kundër nesh. Ne kurrë nuk kemi dashur diçka që i përkiste dikujt tjetër. Të gjithë ata që iu bashkuan vendit tonë që nga koha e Perandorisë Ruse e bënë këtë vullnetarisht”, tha Lavrov.