Lana Del Rey e ka gati albumin e ri

Lana Del Rey do të publikojë një album të ri në mars 2023.

Këngëtarja 37-vjeçare ka njoftuar të martën se e ka gati albumin “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd”.

Del Rey do të publikojë albumin më 10 mars.

“Did You Know” vjen pas “Blue Banisters”.

Këngëtarja publikoi “Blue Banisters” dhe “Chemtrails Over the Country Club” në vitin 2021.

Në janar, Del Rey publikoi këngën “Watercolor Eyes” për serialin “Euphoria”.