Një tërmet i fuqishëm është ka rënë mesditën e sotme dhe ka lëkundur sot Ulqinin dhe disa qytete të Shqipërisë.

Lëkundje ka pasur në Lezhë, Shkodër, në Pukë dhe në disa qytete të tjera veriore të vendit.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Ulqinit në Malin e Zi.

Magnituda e tërmetit ka qenë 5.1 ballë.

Mirëpo, mediat malazeze thonë se tërmeti ishte i fuqisë 4.4 shkallë të Rihterit, raporton Ballkani.info.

Image