vendos supremja

LAJMI I FUNDIT: Supremja vendos për ankesën e Lushtakut, lidhur me kandidaturën për kryetar të Skënderajt

Sami Lushtaku, kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt ka humbur përfundimisht betejën për të kandiduar për të parin e kësaj komune.

Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi si të pabazuar apelin e Sami Lushtakut, për  vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e tij si kandidat për zgjedhjet e 17 tetorit, ky i fundit iu drejtua Gjykatës Supreme.

Sinjali mëson se Gjykata Supreme ka marrë vendim që ta refuzojë si të pabazuar ankesën e Lushtakut, kundër vendimit të PZAPit, të datës 1 shtator.