Prizeren

Lajmi i fundit: Rrahje masive në Prizren, theret një person e lëndohen disa të tjerë

Shtatë persona janë arrestuar sot gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Nebregosht të Komunës së Prizrenit, për shkak të një rrahjeje masive që kishte ndodhur në një lokal.

Nga kjo rrahje masive, i therur me thikë ka mbetur një person, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

“Ku të dyshuarit me automjete private janë sjell në emergjencën e spitalit rajonal ne Prizren për tretman mjekësor, i dyshuari S A ka pësuar lëndime më serioze, ku ka lëndime ne pjesët e Abdomenit (në bark) lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehët thikë, ndërsa të tjerë kanë lëndime te lehta e te cilëve ju është afruar ndihma mjekësore. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë ne cilësinë e provave materiale. Ku gjate përleshjes mes tyre është përdor thika”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia ka njoftuar edhe për moshën dhe inicialet e të dyshuarve.

“A.SH i datëlindjes 1997, S.A i datëlindjes 1992. R.F i datëlindjes 1970, A.Z i datëlindjes 1991, H.Z i datëlindjes 2000, A.H i datëlindjes 1976 dhe E.R i datëlindjes 1995”, thuhet në komunikimin e Policisë.

Po ashtu është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron që personat të ndalohen për 48 orë.

“Pas gjashte orëve te njëjtit janë intervistuar në prezence ëe avokateve mbrojtës. Ngjarja ka rrjedh si pasojë e ndikimit te alkoolit dhe rasti ka ndodh i çastit. Me vendim të prokurorit të shtetit , te dyshuarit ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren!”.