LAJMI I FUNDIT: Rrahet infermieri në Spitalin e Mitrovicës

Mbrëmë rreth orës 22:30 është sulmuar fizikisht një infermier në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.

Për këtë ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në facebook.

Ata njoftuan se infermieri me inicialet R.U është sulmuar derisa po kryente punën e tij dhe sulmet e tilla janë shqetësuese e të papranueshme. Ata ftuan organet kompetente ta zbardhin rastin dhe kryerësve t’u shqiptojnë dënimin e merituar.

Postimi i plotë:

”Mbrëmë, rreth orës 22:30 derisa po kryente punën e tij,është sulmuar fizikisht në Spitalin e Përgjithshëm Mitrovicë, infermieri me inicialet R.U

Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme.
Ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryersit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më.”