Blic dhe B92 dy mediat serbe thanë se Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i janë dorëzuar letra për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

B92 dhe Blic me burimet e tyre thanë se kjo ka ndodhur në fillim të takimit.

“Gjithçka është përgatitur më herët, shqiptarët e kanë ditur”, citohet të ketë thënë ky burim për Blic.rs. Edhe b92 raporton ngjashëm si Blic, shkruan Ballkani.info.

 Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe ministri serb i Financace, Sinisha Mali. Ai ka thënë se në takimin në Shtëpinë e Bardhë në tavolinë është një letër me të vetmen pikë, që nënkupton njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se ndaj Vuçiqit po bëhet presion i madh.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë kanë filluar sot duke vazhduar edhe nesër. Sipas administratës amerikane temë kryesore do jenë çështjet ekonomike, ndërsa për bisedimet  e nesërme mund të jetë çdo çështje për të cilat do pajtohen palët. /Ballkani.info/