Reagon Bërnabiq

LAJMI I FUNDIT: Google e fut Serbinë në “listën e zezë”

Portali Vice ka raportuar se kompania Google e ka futur Serbinë në listën e zezë të vendeve dhe e ka ndërprerë komunikimin dhe praninë në ekosistemin e saj G Suite.

Për shkak të kësaj, shfrytëzuesit e shërbimeve të Google-s në Serbi kanë mbet pa pajisjen që përdoret për punësim.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e cila ka thënë se është në kontakt të drejtpërdrejt me zyrtarët e Google-s, transmeton Ballkani.info.

Kabineti i kryeministres serbe ka njoftuar se nga kjo kompani “janë marrë premtime të fuqishme” se bëehet fjalë për problem “teknik” e jo për problem politik apo ligjot.

Në njoftim thuhet se kryeministrja ka reaguar menjëherë sapo ka marrë informacionin e publikuar në rrjetet sociale dhe drejpërdrejt ka rënë në kontakt me menaxhmentin e kompanisë Google në SHBA. /Ballkani.info/