LAJMI I FUNDIT: Gazetari i njohur raportohet të jetë ftuar nga Gjykata Speciale

Edhe një person në Kosovë është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ish-gazetari i njohur, Nuhi Bytyçi, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u marrë në pyetje.

Siç raporton lajmi.net, Bytyçi është ftuar gjatë ditës së sotme, në cilësinë e dëshmitarit.

Bytyçi ka qenë gazetar në kohën e luftës së fundit në Kosovë.

Ditë më parë, në ambientet e ambasadës së Kosovës në Zvicër, Bytyçi ka bërë edhe promovimin e librit të tij, të titulluar “Libri i Luftës”.