LAJMI I FUNDIT: A do t’i bashkohet Imer Mushkolaj, AAK-së?

Nesër Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Data e zgjedhjeve mund të jetë 29 shtatori ose 6 tetori. Këtë do ta vendos presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas konsultimeve me partitë.

E kjo kohë po shfrytëzohet nga partitë që në radhet e tyre të afrojnë personalitete me peshë publike, në mënyrë që listat zgjedhore të jenë sa më kualitative.

Lidhur me këtë, Ballkani.info mëson ekskluzivisht se njëri nga aderimet e rëndësishme që do të bëjë këto ditë AAK-ja, do të jetë analisti i mirënjohur dhe gazetari Imer Mushkolaj.

Burime të Ballkani.info brenda AAK-së thonë se Mushkolaj pritet t’i bashkohet së shpejti AAK-së së Ramush Haradinajt.

Po ashtu Mushkolaj është parë në takim edhe me zyrtarët e AAK-së.

Ballkani.info ka kontaktuar me Mushkolajn, i cili i ka thënë se ka marrë oferta gati nga të gjitha partitë.

“Kam marrë oferta gati nga të gjitha partitë, por ende nuk diçka konkrete”, ka thënë Mushkolaj./Ballkani.info/

loading…