Lajmërohen nga delegacioni i Kosovës në Washington: Është ora 7 e mëngjesit këtu, na pret një ditë e madhe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, është lajmëruar nga Washingtoni pak orë para ditë së madhe siç edhe e ka quajtur ajo, takimin me palën serbe.

Haradinaj ka thënë se sot delegacioni i Kosovës që hyn në Shtëpinë e Bardhë ka mandat dhe mirëbesim të dialogojë vetëm si shtet i pavarur dhe sovran përballë Serbisë.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Është ora 7 mëngjes këtu në Uashington DC, tek po nisim një ditë kaq të rëndësishme për Kosovën. Rolin aktiv amerikan në dialog e kemi kërkuar shumë gjatë.

Sot delegacioni i Kosovës që hyn në Shtëpinë e Bardhë ka mandat dhe mirëbesim të dialogojë vetëm si shtet i pavarur dhe sovran përballë Serbisë, e cila do të duhej të ndihet e turpëruar që ulet në tavolinë përballë Kosovës në disavantazh, pa kërkuar falje për krimet gjenocidale, dhe pa vënë para drejtësisë kriminelët e luftës.